Deutsch - Kosovarisches - Pflegeforum Forumi gjermano-kosovar i Infermierisë
Deutsch-Kosovarisches Pflegeforum Pristina 2022
Ju jeni motër medicinale ose infermiere e kualifikuar dhe në kërkim të një vendi pune? Ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend që të filloni punë në Gjermani? Ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në forumin e parë gjermano-­kosovar të infermierisë në Prishtinë! Shoqata Europiane për çështjet Kulturore dhe Sociale (EKSW e. V), ka për qëllim që në kuadër të forumit gjermano-kosovar të infermierisë më 15.10.2022 në Prishtinë t´i informojë motrat medicinale dhe infermieret kosovare mbi mundësitë e punësimit në Gjermani. Ky forum i infermierisë do të ndodhë në vazhdën e drejtpërsëdrejti të takimit ndërmjet ministrit gjerman dhe atë kosovar të shëndetësisë në verën e vitit 2019, në kuadër të të cilit të dy ministrat patën firmosur në Prishtinë një memorandum mirëkuptimi të përbashkët për bashkëpunim të zgjeruar në sektorin e shëndetësisë, që do të përfshijë dhe kualifikimin profesional si dhe shkëmbimin e kuadrove të kujdesit shëndetësor. Ju jeni në kërkim të një pune profesionale, serioze dhe afatgjate në sektorin e infermierisë në Gjermani? Duke marrë pjesë në këtë forum, do të mund të kuptoni detaje të çmuara mbi infermierinë profesionale të përgjithshme dhe atë për të moshuarit në Gjermani, mbi mundësitë e punësimit që kanë motrat medicinale dhe infermieret e kualifikuara nga Kosova ose mundësitë e kualifikimit profesional në Gjermani. Përveç kësaj do t´ju vëmë në dijeni rreth mundësive të njohjes së formimit profesional të kryer në Kosovë në Gjermani si dhe për parakushtet e vizës së punës për në Gjermani. Do të keni mundësinë të njiheni personalisht direkt nga afër dhe ekskluzivisht me kompanitë e pranishme nga e gjithë Gjermania si punëdhënësit Tuaj të ardhshëm, ku do të mund të merrni vendimet Tuaja udhëpërcaktuese dhe marrëveshjet për të ardhmen Tuaj! Kush është EKSW e.V.? Shoqata Europiane për çështjet Kulturore dhe Sociale (EKSW e. V) është një shoqatë, e cila angazhohet në fushën sociale, duke ndërmjetësuar shërbime përkatëse në Gjermani. Për më shumë informacione: www.eksw-ev.de. Çfarë më pret tek forumi gjermano-­kosovar i infermierisë? Forumi i drejtohet punëdhënësve të interesuar nga RF e Gjermanisë, të gjithë kuadrove të interesuara të sektorit të infermierisë si dhe nxënësve profesionalë të kësaj fushe nga Republika e  Kosovës. Do të ketë prezantime nga folësit e nivelit të lartë si nga ana e Gjermanisë ashtu edhe nga Kosova lidhur me temën infermierisë por edhe përkitazi me migrimin e punës për në Gjermani. Në kuadër të një ekspozite të gjerë, punonjësit e specializuar në fushën e infermierisë si dhe të interesuarit për një kualifikim profesional nga Kosova do të kenë mundësinë që të lidhen në biseda të drejtpërdrejta me kompanitë gjermane, mund të njihen nga afër me institucionet dhe në rastin më ideal mund të bien dakord për një punë ose një kualifikim profesional në të ardhmen me vendndodhje në Gjermani. Kur dhe ku do të zhvillohet evenimenti? Data: e shtunë, më 15.10.2022 nga ora 10 deri 17. Vendi: Hotel Sirius (Conference Center), Rr. Agim Ramadani, 10000 Pristina Si të regjistrohem si pjesëmarrës/pjesëmarrëse? Mund të regjistroheni personalisht në fund të kësaj faqeje interneti për pjesëmarrjen Tuaj. Ju lutem të shënoni të dhënat tuaja në mënyrë të saktë, në mënyrë që të mund t´ju ofrojmë ofertat më të mira të mundshme nga punëdhënësit gjermanë si dhe nga qendrat e kualifikimit profesional në Gjermani. Duke qenë se numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar, mos prisni edhe shumë me aplikimin tuaj për pjesëmarrje! Si duket saktësisht programi dhe ku mund të marrë informacione shtesë dhe aktuale? Programin mbi evenimentin dhe informacionet e tjera aktuale, p. sh. rreth kompanive pjesëmarrëse gjermane, rreth përmbajtjeve mediale mund të gjeni në internet në faqen tonë të internetit. Në cilën gjuhë do të zhvillohet evenimenti? Forumi gjermano-kosovar i infermierisë do të zhvillohet në gjuhën gjermane dhe shqipe. Do të jenë të pranishëm përkthyesit përkatës, të cilët do t´i përkthejnë prezantimet në gjuhën tjetër si dhe të cilët do të jenë në dispozicion edhe për bisedimet individuale me kompanitë gjermane, po qe se nuk keni njohuri të mjaftueshme të gjihës gjermane. Sa kushton pjesëmarrja? Ky event për Juve është pa pagesë!
VAZHDO TEK REGJISTRIMI Faqja Fillestare Programi Kompanite Pjesemarresit Mediet Deftues botimi Pjesemarresit