Deutsch - Kosovarisches - Pflegeforum
Forumi gjermano-kosovar i Infermierisë
Deutsch-Kosovarisches Pflegeforum Pristina 2022
Me moton „Punoni në Gjermani – Infermierë të angazhuar nga Kosova
për Republikën Federale të Gjermanisë“ më 15. tetor 2022 në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në qendrën e
kongreseve të hotelit Sirius, u zhvillua forumi i II-të Gjermano-Kosovar i Infermierisë.
Me 13 ndërmarrje të ekspozuara në këtë takim janë prezantuar një sërë partnerësh nga sektori i infermierisë dhe i arsimit, të cilët kanë
pritur dhe këshilluar një numër papritur të madh të interesuarish. Mbi 160 Infermierë të kualifikuar me entuziazëm jashtëzakonisht të
madh kanë kaluar stendë më stendë, duke u njohur me përfaqësuesit e ndërmarrjeve gjermane.
Prezantimet dhe bisedat personale pa fund patën një resonancë të lartë tek infermierët kosovarë, gjithashtu edhe tek përfaqësuesit e
kompanive gjermane. Firmat, që morën pjesë, patën mundësi të ndërtonin një mori kontaktesh me aplikuesit vendorë për veprimtari
profesionale, por edhe për kualifikim profesional në fushën e infermierisë, duke qenë të bindur se objektivi i kongresit u realizua shumë
qartë.
Aplikuesit pjesëmarrës u treguan shumë të kënaqur për prezantimet dhe leksionet informative përkitazi me kushtet e përgjithshme ligjore,
me idetë e krijuara mbi praktikat profesionale tek ndërmarrjet gjermane të kujdesit shëndetësor si dhe mbi kushtet e gjuhës dhe format e
ndryshme të mbështetjes.
Mund të konstatojmë me kënaqësi, që evenimenti që zhvilluam, doli përseri i suksesshëm dhe pa probleme, dhe atë në këndvështrimin e
të gjithë pjesëmarrësve; kjo është arsyeja, që do të zhvillohet përseri në tetor të vitit 2023 (data do të jepet më vonë).
Kongrese të ngjashme në vitit 2023 do të zhvillohen edhe në kryeqytetin e Shqipërisë (Tiranë) dhe në kryeqytetin e Moldavisë (Chișinău).