Deutsch - Kosovarisches - Pflegeforum Forumi gjermano-kosovar i Infermierisë
Deutsch-Kosovarisches Pflegeforum Pristina 2022
Gjatë një takimi në Prishtinë në verën e vitit 2019, Ministri Federal i Shëndetësisë dhe Ministri i Shëndetësisë së Kosovës nënshkruan një deklaratë të përbashkët me synimin për një bashkëpunim të zgjeruar në sektorin e shëndetësisë, e cila përfshin në veçanti trajnimin dhe shkëmbimin e stafit infermieror. Kongresi ndërtohet mbi këtë. Prandaj i drejtohet punëdhënësve të interesuar nga Republika Federale e Gjermanisë si dhe të gjithë stafit të interesuar infermieror dhe praktikantëve nga Republika e Kosovës. Prandaj, leksionet në pjesën teknike do të përfundojnë me një pjesë pyetje-përgjigje. Si pjesë e një aktiviteti të madh shoqërues, kompanitë gjermane mund të bisedojnë drejtpërdrejt me stafin e interesuar të infermierisë dhe me ata të interesuar nga Kosova që kanë fokusin tek trajnimet, të prezantojnë institucionet e tyre dhe të organizojnë në mënyrë ideale punën ose aftësimin profesional të ardhshëm në Gjermani. Të gjithë paraqitjet dhe fjalimet në kuadër të konferencës do të përkthehen në mënyrë simultane. E shtunë, më 15. Tetor 2022, ora 10:00 deri 17:00, Prishtinë Programi i parashikuar (ka mundësi të ketë ndryshime) 10:00 Ardhja; vizita e pikave të prezantuesve nga ana e infermierëve të pranishëm kosovarë 10:30           Fjalimi hyrës nga e presidentit të Shoqatës Europiane për çështjet Kulturore dhe Sociale Europäischen Kultur- und Sozialwerks (EKSW) e. V.),                      zotit Olaf Wiehle, si organizator; fjala përshëndetëse drejtuar të pranishmëve 10:45 Fjalë përshëndetëse 11:15 Prezantimi mbi kushtet kornizë ligjore dhe mbi njohjen e diplomave të huaja gjatë punës së punëtorëve të kualifikuar dhe nga nxënësit profesionalë nga jashtë vendit në Gjermani 11:30 - 13:00    Njohja në mes të kompanive të prezantuara dhe vizitorëve 13:00 - 14:00    Pushim dreke dhe mundësi vizite tek pikat e prezantuesve me qëllim bisedimet personale me njëri-tjetrin 14:00 Përgatitja gjuhësore dhe njohja e profesionit në Gjermani për infermierët ndërkombëtarë të                    kualifikuar (Robert Mittelstädt, Avokat) 14:15                Rekomandimet nga jeta praktike për praktikën (paraqitjet do të bëhen nga ana e infermierëve të angazhuar) 14:30 Bashkëbisedime të tjera në mes të pjesëmarrësve dhe të kompanive të prezantuara dhe pushim për kafe 16:30 Konkluzionet dhe fjalët përmbyllëse nga ana e presidentit të EKSW. 17:00 Përfundimi 19:00      Pritja e kompanive të prezantuar dhe referentëve Vendi ku do të zhvillohet konferenca: Hotel Sirius (Conference Center), Rr. Agim Ramadani, 10000 Pristina Luteni të regjistrohuni paraprakisht ose të kërkoni informacione të mëtejme në këtë adresë:   ausstellung@deutsch-kosovarisches-pflegeforum.de
Faqja Fillestare Programi Kompanite Pjesemarresit Mediet Deftues botimi Programi